
#ShoPsiKo -Trajnim i suksesshëm mbi ndërtimin dhe implementimin e planit individual të edukimit (IEP/PEI)
#ShoPsiKo -Trajnim i suksesshëm mbi ndërtimin dhe implementimin e planit individual të edukimit (IEP/PEI)
Sot nisëm me shumë energji dhe përkushtim trajnimin “Ndërtimi dhe implementimi i planit individual të edukimit (IEP-PEI) me vlerësimin e aftësive të fëmijëve përmes ABLLS-R & AFLS”, i udhëhequr nga Rrezarta Hasmegaj, psikologe klinike dhe specialiste e sjelljes në ACAS.
Trajnimi përfshiu pjesëmarrës nga #Kosova, #Shqipëria dhe #Maqedonia e Veriut, si në sallë ashtu edhe online, duke krijuar një atmosferë të pasur bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvoje.
Ky trajnim ishte thelbësore për profesionistët që punojnë me fëmijë me nevoja të veçanta, duke ofruar njohuri praktike dhe mjete të dobishme për të hartuar plane efektive dhe individuale të ndërhyrjes dhe edukimit.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe interesimin!
Vazhdojm neser me takimin e dyte.
Shoqata e Psikologëve të KosovësShoqata e Psikologëve të ShqipërisëPsikologjia dhe shëndetiKongres nderkombetar








