skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail
ShoPsiKo-Me Përfundimin E Ditës Së Dytë Të Trajnimit ABLLS-AFLS-IEP, Kemi Arritur Një Tjetër Hap Të Rëndësishëm Në Zhvillimin Dhe Përmirësimin E Praktikave Profesionale Në Fushën E Shëndetit Mendor.

ShoPsiKo-Me përfundimin e ditës së dytë të trajnimit ABLLS-AFLS-IEP, kemi arritur një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e praktikave profesionale në fushën e shëndetit mendor.

#ShoPsiKo

✅Me përfundimin e ditës së dytë të trajnimit ABLLS-AFLS-IEP, kemi arritur një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e praktikave profesionale në fushën e shëndetit mendor.

▪Edhe dita e sotme eshte udhëhequr nga Rrezarta Hasmegaj, psikologe klinike dhe specialiste e sjelljes te cilen e falenderojmë për angazhimin dhe profesionalizmin që ka sjellë gjatë këtyre dy ditëve të trajnimit.

▪Ky trajnim i jashtëzakonshëm ka ofruar mundësi të shumta për zhvillimin e aftësive profesionale dhe ka thelluar njohuritë tona në trajtimin e individëve me zhvillim ndryshe.

▪Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit, të cilët kanë kontribuar me përkushtim dhe angazhim, qoftë në sallë, qoftë online. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin të njohurive mes profesionistëve nga dy shoqatat e njohura, Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mbështetje të fortë për zhvillimin e praktikave të avancuara në fushën e shëndetit mendor dhe edukimit.

▪Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në forcimin e rrjetit të profesionistëve të shëndetit mendor dhe në krijimin e mundësive për bashkëpunim ndërkombëtar në të mirë të individëve dhe shoqërisë sonë.

▪Vazhdojm tutje sipas agjendes per vitin 2025

📲+383-49-836-643 / +355-68-489-2347

Shoqata e Psikologëve të KosovësShoqata e Psikologëve të ShqipërisëKongres nderkombetarPsikologjia dhe shëndeti

Back To Top