
ShoPsiKo – Përkushtimi ynë për përhapjen e qasjeve bashkëkohore në fushën e shëndetit mendor mbetet i pandalshëm.
Përkushtimi ynë për përhapjen e qasjeve bashkëkohore në fushën e shëndetit mendor mbetet i pandalshëm.
Sot përmbyllëm me sukses trajnimin profesional “Qasja praktike e aplikimit të CBT në trajtimin e ankthit”.
Gjatë këtij aktiviteti, i cili u karakterizua nga pjesëmarrja në sallë ashtu edhe online përmes platformës Zoom, trajtuam konceptet thelbësore të terapisë konjitive-biheviorale (CBT) me fokus të veçantë në teknikat praktike për menaxhimin e ankthit.
Pjesëmarrës nga vende të ndryshme shqipfolëse kontribuan me diskutime të vlefshme dhe shkëmbim përvojash profesionale.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe angazhimin e treguar.
Shoqata e Psikologëve të KosovësShoqata e Psikologëve të ShqipërisëPsikologjia dhe shëndetiKongres nderkombetar








