skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail
#ShoPsiKo – Trajnim Profesional – Aplikimi Praktik”𝐍𝐝𝐞𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐦𝐩𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐮𝐚𝐥 𝐭𝐞 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐈𝐄𝐏-𝐏𝐄𝐈 𝐦𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐟𝐭𝐞𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐀𝐁𝐋𝐋𝐒-𝐑 & 𝐀𝐅𝐋𝐒”-03-04 Maj 2025 – 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞 – 𝐇𝐨𝐭𝐞𝐥 𝐃𝐨𝐫𝐨 𝐂𝐢𝐭𝐲.

#ShoPsiKo – Trajnim profesional – aplikimi praktik”𝐍𝐝𝐞𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐦𝐩𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐮𝐚𝐥 𝐭𝐞 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐈𝐄𝐏-𝐏𝐄𝐈 𝐦𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐟𝐭𝐞𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐀𝐁𝐋𝐋𝐒-𝐑 & 𝐀𝐅𝐋𝐒”-03-04 Maj 2025 – 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞 – 𝐇𝐨𝐭𝐞𝐥 𝐃𝐨𝐫𝐨 𝐂𝐢𝐭𝐲.


#ShoPsiKo – Trajnim profesional – aplikimi praktik
“𝐍𝐝𝐞𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐦𝐩𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐮𝐚𝐥 𝐭𝐞 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐈𝐄𝐏-𝐏𝐄𝐈 𝐦𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐟𝐭𝐞𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐀𝐁𝐋𝐋𝐒-𝐑 & 𝐀𝐅𝐋𝐒”
-03-04 Maj 2025 – 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞 – 𝐇𝐨𝐭𝐞𝐥 𝐃𝐨𝐫𝐨 𝐂𝐢𝐭𝐲.
Rezervim: +383-49-836-643 / +355-68-489-2347
———————————————-
Drejte pjesemarrje: psikologet, logopedet, studentet, punonjes social, edukator special, staf eduativo arsimor, grupe te caktuara varesisht trajnimit, prinderit, terapistet ABA, terapistet e zhvillimit etj
—————————————————
Çmimi: 14000 lekë
Rezervo: +383-49-836-643 // +355-68-489-2347
—————————————————–
𝐑𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭:
Rreth trajnimit:
Pavarësisht nëse duam t`i vijmë në ndihmë një fëmijë apo të rrituri të diagnostikuar me autizëm apo me vështirësi të tjera neurozhvillimore, është e rëndësishme ta ndihmojmë atë të zhvillojë aftësitë e nevojshme për të jetuar një jetë të pavarur.
Për këtë qëllim është shumë i rëndësishëm zhvillimi i një plani pune dhe mësimor efektiv për të ndihmuar atë të zhvillojë aftësitë kritike, ose elementët, që i nevojiten për ta jetuar jetën në mënyrë të pavarur. Megjithatë, përpara se plani i mësimdhënies të fillojë, është thelbësore që të kuptojmë se çfarë di fëmija dhe cilat aftësi duhet të mësojë ende. Ka disa mënyra për ta përcaktuar këtë.
————–
Në këtë trajnim, do të diskutohen lloje të ndryshme vlerësimesh dhe do të ofrohet informacion në lidhje me dy vlerësime themelore për terapistët, prindërit dhe mësuesit, duke ndihmuar të identifikohen pikat e forta të fëmijës dhe çdo fushë ku mund të përfitojë:
-ABLLS-R (Assessment of Basic Language and Learning Skills-Revised) dhe AFLS (Assessment of Functional Living Skills) janë dy protokolle vlerësimi që ndihmojnë në identifikimin e aftësive që individët me nevoja të veçanta kanë nevojë të zhvillojnë për të përmirësuar pavarësinë e tyre.
-ABLLS-R është një mjet vleresues, udhëzues programi dhe ndjekës i aftësive për fëmijët me autizëm dhe vështirësi neurozhvillimore.
-Protokolli ABLLS-R vlerëson rreth 544 aftësi të ndara në 25 fusha zhvillimi, që përfshijnë aftësitë bazë gjuhësore, aftësitë e të mësuarit, lojën, ndërveprimet sociale, dhe vetëkujdesin për fëmijë me nevoja të veçanta, kryesisht me autizëm.
-ABLLS-R ofron mjetet që ju nevojiten për të vlerësuar, udhëzuar dhe monitoruar fëmijët me autizëm ose vështirësi të tjera neurozhvillimore. Ky instrument ndihmon të identifikohen mangësitë në aftësitë gjuhësore, akademike, të vetë-ndihmës dhe motorike dhe më pas të zbatohet dhe vlerësohet ndërhyrja.
-ABLLS-R përfshin dy komponentë: Protokollin e Vlerësimit dhe Udhëzimet e Vlerësimit dhe Udhëzuesin e Zhvillimit të IEP.
-Protokolli ofron informacion të saktë dhe të referuar në kritere për aftësitë ekzistuese të fëmijës dhe kushtet në të cilat fëmija i përdor këto aftësi. Ai gjithashtu identifikon dobësitë në motivim, vëmendje dhe fusha të tjera që e pengojnë fëmijën të mësojë aftësi të reja.
-Rezultatet e protokollit mund të përdoren për të zhvilluar një kurrikul të individualizuar me objektiva arsimore konkrete dhe të zbatueshme.
-Gridi i gjurmimit të aftësive, të ofruara me Protokollin, lejojnë të dokumentohet përparimi i fëmijës në përvetësimin e aftësive të synuara. (Artikull për artikull, protokolli liston çdo material shtesë të nevojshëm për të vlerësuar secilën aftësi.)
——————————————–
-AFLS -THE ASSESSMENT OF FUNCTIONAL LIVING SKILLS është
vlerësues i aftësive funksionale të të jetuarit, siguron informacione rreth mjedisit, zhvillimit dhe kërkesave për kryerjen e vlerësimit.
-AFLS përfshin Mbi 1900 aftësi të ndara në 66 fusha dhe përkatësisht aftësi funksionale, përshtatëse, vetë menaxhimi, aftësi praktike të jetës së përditshme për të maksimalizuar pavarësinë.
-Është një instrument i përshtatshëm për fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit në shtëpi, shkollë dhe mjediset e komunitetit.
-Informacionet e marra nga këta dy instrumentë vlerësues i përdorim si bazë për të ndërtuar planin individual për terapi me këta individë.
——————————
IEP – Individual Education Plan (Plani edukativ individual) është një dokument i shkruar i cili përshkruan nivelin aktual të fëmijës të arritjeve të tij të edukimit, identifikon qëllimin dhe objektivat e së ardhmes së afërt dhe liston shërbimet e edukimit që do të arrijnë këto qëllime.
IEP bazohet në disa principe:
– Vlerësim standard
– Bazohet në nevojat dhe pikat e forta të fëmijës
– Është një planifikues i rezultateve
– Mundëson një mbështetje sjellore
– Pajis me një guidë të procesit
– Mundëson implementimin e objektivave individuale
– Planifikon kohëzgjatjen
– Bazohet në intervistën dhe vëzhgimin e fëmijës nëpërmjet administrimit të detyrave/ provave
– Pajis me programe mbështetëse dhe mënyrën e aplikimit të secilit prej tyre hap pas hapi në varësi të zhvillimit të aftësisë.
– Si të ndërtojmë një përmbledhje klinike.
Rezervo: +383-49-836-643 // +355-68-489-2347

Back To Top