
ShoPsiKo-Sot përmbyllëm me shumë sukses një trajnim të rëndësishëm dhe të akredituar nga OIK me temën: “Identifikimi dhe trajtimi i vështirësive në të nxënë tek fëmijët”.
#ShoPsiKo-Sot përmbyllëm me shumë sukses një trajnim të rëndësishëm dhe të akredituar nga OIK me temën: “Identifikimi dhe trajtimi i vështirësive në të nxënë tek fëmijët”. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit nga Kosova dhe Shqipëria – të pranishëm fizikisht në sallë dhe online – për pjesëmarrjen aktive dhe angazhimin tuaj të çmuar.
Trajnimi u monitorua nga OIK, me pjesëmarrjen e znj. Besjana Bushi, të cilën e falënderojmë për prezencën dhe kontributin profesional.
Ishte një ditë dinamike, plot diskutime të frytshme, shkëmbim përvojash dhe reflektime të thella mbi qasjet dhe strategjitë efektive në mbështetjen e fëmijëve me vështirësi në të nxënë.
Së bashku ecim tutje! Energjia, përkushtimi dhe bashkëpunimi i sotëm janë motivim i fortë për hapat e radhës!
Ndërkohë, vazhdojmë me përkushtim sipas agjendës sonë për vitin 2025, me trajnime të tjera profesionale që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të profesionistëve të shëndetit mendor dhe edukimit.
+383-49-836-643 / +355-68-489-2347
Shoqata e Psikologëve të KosovësShoqata e Psikologëve të ShqipërisëKongres nderkombetarPsikologjia dhe shëndeti
#TrajnimProfesional#PsikologjiaNëVeprim#EdukimiPërTëGjithë#KosovëShqipëri#OIK#ZhvillimProfesional#FëmijëtNëQendër









