skip to Main Content
+383 49 836 643 info@shopsiko.com Webmail
Klan Kosova – Edicioni Qendror I Lajmeve

Klan Kosova – Edicioni qendror i lajmeve

Klan Kosova – Edicioni qendror i lajmeve

Ilir Havolli Psikolog klinik.

▪Rritja e abuzimit me droga është një alarm serioz, veçanërisht kur prek të rinjtë në moshën 13 vjeç e sipër. Kjo moshë është kritike për zhvillimin emocional, social dhe neuropsikologjik. Përdorimi i substancave në këtë fazë rrit rrezikun për varësi afatgjate, vështirësi në shkollim, probleme me sjelljen dhe shëndetin mendor.

▪Shkaqet janë të shumta: presioni i bashkëmoshatarëve, mungesa e vetëvlerësimit, trauma të hershme, streset sociale dhe modelet jo të shëndetshme brenda familjes.

▪Familja ka rol themelor – mungesa e mbikëqyrjes, komunikimi i dobët apo konfliktet e shpeshta janë faktorë rreziku. Në të kundërt, një ambient familjar mbështetës dhe i hapur për dialog mund të veprojë si faktor mbrojtës shumë i fuqishëm.

Back To Top